Flash News

KRYESORE

Heshtja e Ramës, Patozi ironizon Kurtin: Ndaje mendjen Albin, nëse s’të kanë kthyer letër, përgjigjen e ke marrë

Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyre të Kosovës Albin Kurti, i cili gjatë një interviste në një studio televizive u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk i kishte kthyer përgjigje ndaj një letre për bashkëpunim lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Patozi thotë se nëse letra nuk i është kthyer, përgjigjja po.

‘Ndaj, ose mendohu të nisësh një letër tjetër, ose ndaje mendjen që kolonelit nuk ke pse t'i shkruash më’, arsyeton Patozi.

Ai i kërkon Kurtit të mos e trajtojë situatën si një dramë kombëtare, me argumentin se në të dyja anët e kufirit nuk është humbur ndonjë gjë e madhe.

Reagimi i plotë

NDAJE MENDJEN ALBIN!

Albin, nëse ke dërguar letër e nuk ta kanë kthyer, mos u anko për përgjigjen, sepse atë e ke marrë. Ndaj, ose mendohu të nisësh një letër tjetër, ose ndaje mendjen që kolonelit nuk ke pse t'i shkruash më.

Por mos na e trajto si dramë kombëtare, sepse nuk kemi humbur ndonje gjë të madhe në të dyja anët e kufirit.

Keshtu si kanë vajtur punët në këto nahitë tona, nuk fitojmë ndonjë gjë po t'i perziejmë llumrat e Shqipërisë dhe Kosovës edhe në këto kohë koronavirusi.

Të fundit