Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Heshtja e Veliajt për ‘rrethimin’ e Ramës, Kapexhiu e rreshton në anën e opozitës
Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në një prej momenteve të vështira politike për shkak të presionit opozitar brenda vendit dhe bojkotit që po përjeton nga shtetet Perëndimore.
Në të gjithë këtë situatë ka bërë përshtypje heshtja gjithnjë e më e madhe e Erion Veliajt, kryebashkiak i Tiranës. I konsideruar si ‘pasardhës’ i Ramës në krye të PS, Veliaj nuk i ka ardhur në asnjë moment në ndihmë kryetarit të tij, por e i ka ndjekur si spektator ngjarjet e fundit.
Kjo situatë është ironizuar nëpërmjet një karikature nga Bujar Kapexhiu, në gazetën 'Mapo, i cili e rreshton Veliajn në anën e opozitës, sidomos pas incidentit të fundit në Kuvend, ku Rama u spërkat me bojë nga Edi Paloka, deputeti PD-së.