Flash News

KRYESORE

“Heshtja jote i jep pushtet dhunuesit”/ Qindra gra e vajza bëhen bashkë këtë 8 Mars kundër dhunës

“Heshtja jote i jep pushtet dhunuesit”/ Qindra gra e vajza

Një marshim proteste është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë nga një grup grash. Vendi kryesor i protestës ishte Drejtoria e Policisë pasi fokusi i revoltës ishte dhuna nga grave.

“Jemi gra, duam të drejta”, “Heshtja jote i jep pushtet dhunuesit” ishin disa prej pankartave që gratë mbanin në duar.

Ky marshim, në të cilin morën pjesë me qindra gra dhe vajza, u paralajmërua disa ditë më parë në rrjetet sociale.

“Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e organizatorëve.

Të fundit