Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Heshtja për kufijtë; Rama shfrytëzon momentin të sulmojë Thaçin: Ju kujtohet kur tha se nuk kam të drejtë të flasë për Kosovën?
Kryeministri Edi Rama është pyetur për herë të parë për idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për arsyet e heshtjes që ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohe për këtë çështje. Në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Rama tha se kjo është një çështje ku luhet jo vetëm fati i Kosovës, por i krejt kombit shqiptar.
Kryeministri theksoi se deri më tani debati është zhvilluar mbi një ide dhe jo mbi një platformë.
“Nuk bëhet fjalë për një çështje të ditës, por për një çështje të historisë sonë të përbashkët. I takon në radhë të parë Kosovës që të përpunojnë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarët që më takon të flasë dhe të bëjë komentatorin, në një kohë kur në Kosovë ka debat mbi një ide por jo mbi një platformë, sepse një platformë nuk e kemi parë. Nga ana tjetër, si përfaqësues i Shqipërisë respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Kjo është një çështje ku luhet jo vetëm fati i Kosovës, por i krejt kombit shqiptar për shumë vite me radhë. Kjo e imja nuk është as indiferencë dhe as pro apo kundër kësaj ideje, kjo ka të bëjë me vetëdijen se çështja është shumë rëndë. Ka një peshë të jashtëzakonshme dhe qasja duhet të jetë e jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.
Edi Rama ka shfrytëzuar këtë moment për t’ju kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, i cili vitin e kaluar i kërkoi të mos fliste në emër të Kosovës.
“Ju kujtohet kur në një rast të caktuar u bë debat nëse unë kam apo nuk kam të drejtë të flasë në emër të Kosovës? Unë nuk kam folur asnjëherë në emër të Kosovës. Është e paudhë për mua që të bëj komentatorin. Na duhet më shumë se një debat i radhës mbi kundërshti të radhës”, tha Rama.