Flash News

KRYESORE

Heshtje zgjedhore, më shumë se gjysma e bashkive me nga një kandidat

Heshtje zgjedhore, më shumë se gjysma e bashkive me nga një

Partia Socialiste e mbylli dje fushatën e saj, si e vetmja parti që bëri fushatë në vendoret e këtij viti.

Opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, ndërsa presidenti i Republikës Ilir Meta e ka zhdekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjesh, duke  nxjerrë pak ditë më parë një dekret të ri me një datë të re zgjedhjes, 13 tetorin.

Sipas Kodit Zgjedhor (neni 77), 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar në fund të majit listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3.536.015 shtetas shqiptarë, nga të cilët 132.788 persona votojnë për herë të parë.

Nga 61 bashki, në 35 bashki prej tyre ka vetëm një kandidat në garë pa rival përballë.

Të fundit