Flash News

KRYESORE

'Hetim edhe për Ramën?' Tahiri: Nëse merret seriozisht, të hetohen njëherë trafikantët e përgjimit

'Hetim edhe për Ramën?' Tahiri: Nëse merret seriozisht,

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën për në datën 19 shtator.

Në një prononcim për mediat, pasi doli nga seanca e sotme gjyqësore, Saimir Tahiri ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve. Duke theksuar se e pret me padurim datën 19, Tahiri u shpreh i bindur se do të dalë i pafajshëm.

I pyetur  për deklaratën që bëri në Gjykatë, kur tha se nëse përgjimi ku flitej se ai në kohën që ishte ministër kishte marrë 20 milion euro në fushatë merret si i vërtetë, atëherë duhej të hetoheshin të gjithë, dhe se a i referohej Edi Ramës në këtë rast, Tahiri tha se nëse Gjykata e beson atë përgjim, atëherë duhet të hetohen të gjithë.

“Nuk ka lidhje, unë kisha një muaj në detyrë, dhe dy trafikantë diskutonin sa lekë merr. Nëse prokuroria e merr seriozisht këtë hetim duhej të kishte hapur hetim ndaj trafikantëve që dolën në përgjim. Prokuroria e di që përgjimi është thashethem i dy njerëzve. Prokuroria ka pasur dy vjet kohë të më hetonte”- tha Tahiri.

Më tej ish-ministri shtoi se hetimi ndaj tij nuk përmban logjikë, pasi ndërkohë që luftonte me krimin nuk mund të bëhej palë me disa trafikantë për pazare droge.

 

 ‘Ç’të të thotë vëllai ty, më pyet sikur jemi në kafe’, Tahiri flet pas seancës në gjyq: Besoj shumë te drejtësia ime

Të fundit