Flash News

KRYESORE

Hetim pasuror për Dashamir Xhikën, Krimet e Rënda kërkesë bankave dhe Hipotekës

Hetim pasuror për Dashamir Xhikën, Krimet e Rënda

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur sot një hetim pasuror për ish-drejtorin e  Autoritetit Rrugor në Shqipëri Dashamir Xhikën.

Prokuroria ka kërkuar prej bankave dhe Hipotekës që t'i vënë në dispozicion të dhënat në lidhje me pasuritë që janë nën emrin e Xhikës.

Dashamir Xhika u arrestua pak ditë më parë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe shpërdorim të fondeve për rrugën Elbasan-Tiranë.

Ndërkohë Gjykata ka vendosur masën “Arrest më burg” për ish-drejtorin e rrugëve. Bashkë me të kanë mbetur në burg dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të rrugëve, Aksel Qurduka dhe Albens Alite të cilët akuzohen se kanë shkaktuar një dëm në Buxhetin e Shtetit prej 53 983 340 dollarësh për rrugën Tiranë-Elbasan.

Të fundit