Flash News

KRYESORE

Hetimet ndaj Tahiri, Rama e paralajmëroi dje, Marku e ‘vulosi’ sot

Hetimet ndaj Tahiri, Rama e paralajmëroi dje, Marku e ‘vulosi’

Me firmën e Arta Markut, Besim Hadarmataj është liruar nga detyra e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hadarmataj është një nga prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ dhe ditët e fundit Prokurorët kishin ndërmarr një sërë hapash sa i takon hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Por duket se paralajmërimin për ecurinë e mëtejshme të hetimeve ndaj Tahirit e bëri kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show’ ku tha se ndaj Tahirit nuk ka asnjë provë.

“Sa i përket hetimit të një grupi kriminal, ku në përgjime përmendje edhe emri i Tahirit, mund të them se deri tani, Prokurorët e Katanias, të cilët janë ‘skiftera’ për çështje të tilla dhe nuk do të falnin një ministër shqiptar, nuk kanë ngritur asnjë hetim për Saimir Tahirin. Madje as Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk ka asnjë provë të vetme për implikimin e Saimir Tahirit në trafikimin e kanabisit, ose të paktën nuk erdhi asnjë ditë ta paraqesë në Komisionin Parlamentar. Kësaj bindjeje i qëndrova deri në momentin që Tahiri vendosi të përballet si qytetar i lirë me drejtësinë, sepse tani e më pas, Prokuroria mund të bëjë ç’të dojë, pa pasur nevojë për parlamentin”, tha Rama.

Duket se ky paralajmërim i Ramës për hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm u vulosën ditën e sotme me lëvizjen e Kryeprokurores Arta Marku e cila liroi nga detyra kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (Prokuroria që po heton Tahirin).

Të fundit