Flash News

KRYESORE

Hetimet për 3.4 milionë euro, dosja nuk kalon te Krimet e Rënda. Prokuroria e Durrësit nuk është e bindur për origjinën e parave

Hetimet për 3.4 milionë euro, dosja nuk kalon te Krimet e Rënda.

Dosja hetimore sa i takon sekuestrimit të 3.4 milionë euro vijon të jetë ende në duart e Prokurorëve të Durrësit. Dosja pritej të përcillej tek Prokuroria e Krimeve të Rënda por deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.

Prokurorët që po hetojnë mbi dosjen në Durrës nuk janë të bindur ende nëse këto para vijnë nga droga. Gjithashtu organi i akuzës ka ende dyshime nëse bëhet fjalë apo jo për një organizatë kriminale.

Deri më tani, prokuroria e ka regjistruar hetimin si pastrim parash, falsifikim dhe armëmbajtje pa leje.

Të fundit