Flash News

KRYESORE

Hetimet për tërmetin/ Ekspertët italianë gati për asistencë teknike, takojnë Prokurorin e Përgjithshëm

Një delegacion ekspertësh italianë me në krye dy prokurorë së Aquilas, Fabio Picuti dhe  Michele Renzo kanë mbërritur në Shqipëri për të bashkëpunuar mbi hetimet e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.

Ashtu siç u paralajmërua më parë, ekspertët e huaj do të japin asistencë teknike pasi kanë përvojë për hetime të ngjashme në Itali.

Takimi i parë u zhvillua sot me Prokurorin e  Përgjithshëm Olsian Çela.

Zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm njofton se delegacioni do të zhvillojë sot dhe nesër takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e  tërmetit.

Të fundit