Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hetimet zbulojnë skemën e tjetërsimit të pyjeve në Razmë, u është shitur 67 personave të ndryshëm
Prokuroria e Shkodrës sekuestroi së fundmi 25 mijë metra katrorë tokë pyll në zonën turistike të Razmës, ndërsa paralajmëroi se një numër zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh publikë ishin në hetim për tjetërsimin e saj. Por sipas njoftimit për shtyp të prokurorisë, kjo është më pak se gjysma e sipërfaqes së dyshuar si e përfituar përmes falsifikimit, e cila në total kap 53 906 metra katrorë.
Pjesa tjetër, siç mësoi BIRN në zyrat e hipotekës në Malësinë e Madhe është tjetërsuar përmes shit-blerjeve dhe është regjistruar më pas në emrat e blerësve, ç’ka duket se e ka komplikuar hetimin. Një zyrtar i ZVRPP-së lokale që kërkoi të mos identifikohej i tha BIRN se aty ishin identifikuar tashmë 67 pronarë, një pjesë e të cilëve sipas tij edhe kishin ndërtuar në tokën objekt hetimi.
Rezultatet e para të hetimeve, të filluara në mars 2016 dhe të bëra publike së fundmi kanë zbuluar se bëhet fjalë për një skemë të ngjashme falsifikimi dhe shitjesh në disa duar që është përdorur edhe në Vlorë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Lezhë, me ndryshimin e vetëm se në vend të ligjit 7501 për ndarjen e tokës që ishte përdorur në këto raste, tjetërsuesit në Razmë kanë përdorur ligjet “për kthimin dhe kompensimin e pronës”.
Rreth 5.4 hektarët e tjetërsuar në Razmë janë vetëm një fragment i vogël i tjetërsimeve që prokuroritë në qarqe të ndryshme kanë zbuluar në vitet e fundit kryesisht në zona turistike, përfshi pjesë bregdetit të tjetërsuara si tokë bujqësore. Sipërfaqe të mëdha prone janë gjetur sipas prokurorisë të tjetërsuara në Vlorë, ku ende vijojnë proceset gjyqësore. Po ashtu rreth 23 persona u arrestuan, janë shpallur në kërkim apo janë nën hetim për tjetërsimet në Kavajë dhe Rrogozhinë, ku hetimet gjetën se ndër përfituesit fundorë të pronave ishte edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.
Në Lezhë ndërkohë ndër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” ishte dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili tani po hetohet me masë sigurie “arrest shtëpie”. Po ashtu në janar në Shkodër, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dënimin e ish-kryekomunarit të Shalës dhe dy zyrtarëve të tjerë lokalë dhe sekuestrimin e rreth 41 metrave katrorë në Theth. Çështja tani ndodhet në gjykim në Apel. Në Velipojë po ashtu gjykata vendosi një vit më parë sekuestrimin e 23 mijë metër katror tokë në fshatin Baks të Rrjollit, për të cilën ende vijojnë hetimet.
E ndërkohë që në ndryshim nga rastet e Kavajës dhe Lezhës, në të cilat tjetësimi është bërë përmes ligjit 7501, duke regjistruar pjesë ranore apo pyje si toka bujqësore, në rastin e Razmës prokuroria thotë se falsifikimi është bërë përmes Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. “Hetimet treguan se vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për ish-pronarët në Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara”, njoftoi Prokuroria në fund të prillit.
Përndryshe skema ndjek të njëjtat linja. Kështu BIRN mësoi se toka është përfituar nga persona që nuk janë me banim në Razmë, por në fshatin Vrith. Zyrtari i ZVRPP-së tha se ndryshimet ishin bërë në fillim të viteve 2000, ndërsa më pas ngjashëm me proceset e tjera të kësaj natyre, toka e përfituar është shitur në blerës të tretë.
Prokuroria njoftoi se jo e gjithë toka e dyshuar si e tjetërsuar ishte shitur. Sipas prokurorisë, 25 mijë metra katrorë për të cilat u vendos sekuestroja në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër ishin ende “në emrin e dy personave që e kishin përfituar pronën” përmes këtyre vendimeve të falsifikuara.
Ndërkohë, për pjesën tjetër të pronës që dyshohet si e tjetërsuar përmes shit-blerjes, prokuroria i ka kërkuar ZVRPP së Malësisë së Madhe të nxirrte të dhënat e pronësisë. Një punonjës i kësaj zyre i tha BIRN se bazuar në regjistrat e tyre pjesa tjetër e tokës për të cilën prokuroria po heton është tjetërsuar dhe ka aktualisht 67 pronarë të cilët e kanë rregjistruar atë në hipotekë.
Sipas tij, pronarët kryesisht nga Shkodra, por edhe nga zona të tjera të Malësisë së Madhe e kishin blerë tokën nga dy persona që e kishin përfituar atë përmes falsifikimeve prej Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës në zonë. “Një pjesë e tyre kanë ndërtuar shtëpi aty”, tha zyrtari i ZVRPP-së.
Prokuroria ende nuk ka bërë publike emra personash nën akuzë, por në njoftimin për shtyp sqaroi se në hetim ishin disa funksionarë publikë, të cilët dyshohet që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme. Prokuroria tha se po hetonte për veprat penale të “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38