Flash News

KRYESORE

Hetimi i Thaçit e Veselit, Ngjela: Kosova nuk pëson asnjë kosto

Hetimi i Thaçit e Veselit, Ngjela: Kosova nuk pëson asnjë kosto

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e emisionit ‘Top Talk’ në Top Channel foli rreth aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK Kadri Veseli.

Në argumentin e tij Ngjela tha se situata nuk është shqetësuese për Kosovën si shtet pasi nuk pëson asnjë kosto nga hetimi i tyre.

Sipas Ngjelës gjykata që ka marrë në shqyrtim këtë rast, është e drejtë dhe e paanshme në vendime.

“Akuza nuk është bërë sot. Gjykata Speciale nuk është emëruar sot, e ka emëruar vetë parlamenti i Kosovës. Do të flasim drejt. Gjykata Speciale e ngritur për Kosovën, ishte për të krijuar barazi midis dy ndërluftuesve. Ishin në luftë shqiptarët e Kosovës, me shtetin serb. Mbasi mbaron lufta gjithsecili shikon ekseset. Por cila është mbrojtja e Kosovës që këta nuk dinë ta bëjnë. Mbrojtja e luftëtarëve të Kosovës duhet të kuptohemi që ishte një luftë guerile, nuk ishte luftë ballë për ballë. Lufta e serbëve ishte luftë ekspansioni. Kjo ishte luftë guerile kundër ekspansionit. Pra kjo është mbrojtja që duhet t’i shkojë gjykatës. Dhe gjykata në optikën normale të së drejtës penale, do ta shikojë në funksion të kësaj prove. Kjo është përsa i përket luftës. Përsa i përket vrasjeve pas lufte, nëse i kanë të provuara është gjendje e rëndë. Nuk e dëmton Kosovën, e shpëton. Pse i duhet një president që ka bërë vrasje mbasi ka mbaruar lufta dhe ka bërë vrasje ndaj shqiptarëve. Ajo i ngre dinjitetin Kosovës”, tha Ngjela.

Të fundit