Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Hetimi në Elbasan ndaj dy ministrave, deputeti i PD nxjerr emrin e njërit prej tyre
Gazetari Basir Çollaku deklaroi dje në emisionin ‘Kapital’ se janë dy ministra të qeverisë së Edi Ramës që janë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit. Ndonëse pranoi se kishte dokumenta për ta provuar diçka të tillë, Çollaku nuk bëri publike emrat.
Gjithsesi, është deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili duke iu referuar medieve, nxjerr emrin e njërit prej ministrave që është nën hetim dhe bëhet fjalë për Damian Gjiknurin, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës.
“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj teksa publikon edhe një ‘meme’ për Gjiknurin.