Flash News

KRYESORE

Hetimi për krimin e organizuar, vlonjatit i bllokohen 531 mijë dollarë

Hetimi për krimin e organizuar, vlonjatit i bllokohen 531 mijë

Një qytetari vlonjat i kanë bllokuar llogaritë bankare pas vendimit të marrë nga Gjykata e Vlorës. Policia njofton se bllokimi i shumës 531 mijë dollarë është bërë në kuadër të hetimit të nisur për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

“Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur  procedimi penal i regjistruar për veprën penale " Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A. Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë , datë 9.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror,  sekuestro preventive  mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në  një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit