Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Hetimi për Metën, zbardhen pyetjet e Kuvendit drejtuar Komisionit të Venecias
Kuvendi ka kërkuar opinionin e këshilluesve të çështjeve kushtetuese të Venecias për hetimin e presidentit të Republikës Ilir Meta dhe emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në letrën e zbardhur nga mediat, Kuvendi pyet Venecian nëse është i ligjshëm emërimi i një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, siç ndodhi në rastin e Marsida Xhaferllarit.
Në nëntor të vitit të kaluar Partia Socialiste vendosi të çonte sërish Presidentin Meta në Komisionin e Venecias, me qëllim interpretimin e konfliktit për Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër edhe Presidenti Meta do i drejtohet Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, për procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.
Më poshtë pyetjet e Kuvendit drejtuar Komisionit të Venecias:
Ndërsa komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit, ka lindur nevoja të kërkohet mendimi i specializuar në lidhje me disa çështje mbi sa parashtrohet me sipër. Konkretisht, Kuvendi i Shqipërisë do të vlerësonte shumë opinionin e Komisionit të Venecias, si për pyetjet sa më poshtë, ashtu edhe për çdo çështje tjetër që lidhet me rastin në shqyrtim:
- Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës se kandidatëve të miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi a cenon parimin? Sa e pajtueshme është me konceptin e një “gjykate të caktuar me ligj” siç parashikohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut zgjedhja e një gjyqtari në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe ligjore?
- A ndikon situata e paraqitur në pyetjen e parë në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve e për një proces të rregullt ligjor’? A bie ndesh kjo me opinionin e Komisionit të Venecias të datës. 14.03.2016, për mekanizmat zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?
- A është në përputhje me standardet më të mira, zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar gjyqtari kushtetues?
- A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?
- Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?
- Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për tu shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?