Flash News

KRYESORE

Hetimi për pronat në bregdet shtrihet deri te kryebashkiaku, Gjykata i bllokon pasaportën

Hetimi për pronat në bregdet shtrihet deri te kryebashkiaku, Gjykata i

Hetimet për abuzimin me pronat në bregdetin e Spillesë janë shtrirë deri te kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredinit, të cilit i është bllokuar sot pasaporta. Me këtë vendim, Nuredinit i ndalohet dalja jashtë vendit dhe i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Hetimet po zhvillohet ndaj 8 personave, midis tyre edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, i cili vjen nga radhët e PDIU-së.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për dy ish-drejtuesit e Hipotekës në Kavajë.

Katër persona të tjerë janë arrestuar së fundmi nga policia për këtë çështje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të fundit