Flash News

KRYESORE

Hetimi Tatimor publikon listën, bllokohen 11 hotele në jug

Hetimi Tatimor publikon listën, bllokohen 11 hotele në jug

Drejtoria e Hetimit Tatimor njofton se pas kontrolleve të ushtruara ka bllokuar 11 hotele. Në njoftim, thuhet se gjatë prezencës së strukturave hetimore në këto subjekte është konstatuar se ka ende tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar apo që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka publikuar edhe listën e hoteleve të cilave u është bllokuar ushtrimi i aktivitetit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u morën masat si më poshtë vijojnë:

- Për subjektin Hirakli Marku, me vendndodhje Ksamil, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Mikelo Ahmeti, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Shelege Veliaj, me vendndodhje Sarandë, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

- Për subjektin Enver Fataj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Xhimi Sakaj, me vendodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Panajot Beleri, me vendndodhje Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Fatmir Kodhelaj, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

-Për subjektin Rolando Dhima, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Marie Kokaveshi, vendndodhja Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Spiridhula Dhimaleksi, vendndodhja Himarë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

- Për subjektin Roland Braho, vendndodhja Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Të fundit