Flash News

KRYESORE

Hidhen nga dritarja e Komisariatit, arratisen 3 shqiptarët e arrestuar në Greqi

Hidhen nga dritarja e Komisariatit, arratisen 3 shqiptarët e arrestuar

Janë arratisur nga Komisariati i policisë së Argirupolis në Athinë 3 shqiptarë të arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ata akuzohen për vjedhjet që kanë kryer në shtëpitë luksoze në periferinë Jugore dhe Veriore të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Mediat greke, teksa citojnë policine vendase, shkruajnë se të arrestuarit kanë shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metra.

Policia është vënë në kërkim të tyre.

Të fundit