Flash News

KRYESORE

Hidhet nga ballkoni, humbet jetën burri në Tiranë

Hidhet nga ballkoni, humbet jetën burri në Tiranë

Një i moshuar në Tiranë ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i 6-të i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Albano Poli, ndërsa po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Dje, në rrugën ‘Albano Poli’, është hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit dhe ka gjetur vdekjen shtetasi M.A., 78 vjeç, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, njoftoi Policia.

Të fundit