Flash News

KRYESORE

Hidhet nga kati i 12-të i pallatit, ndërron jetë 21-vjeçari te “Veliera’ në Durrës

Hidhet nga kati i 12-të i pallatit, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë u shënua natën e mbrëmshme në qytetin e Durrësit. Një i ri vetëm 21 vjeç është hedhur nga kati i 12-të i një pallati në lagjen numër 1, ose ndryshe e njohur si ‘Veliera’ dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shkaqet që çuan të riun të marrë një vendim të tillë nuk janë të qarta.

“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi  A.K. 21 vjeç, banues në Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e policisë”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit