Flash News

KRYESORE

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 25-vjeçari nga Tirana

Hidhet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 25-vjeçari nga

Një i ri ka humbur jetën ditën e sotme në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht, sipas policisë i riu nga Tirana vuante nga çrregullime mendore.

“Në lagjen ‘Sul Papri’, Elbasan, shtetasi K.K.,  rreth 25 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është vetë hedhur nga kati i pestë i një  pallati. Shtetas K.K., menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut. Nga veprimet paraprake rezulton se shtetasi K.K dyshohet vuan nga çrregullime mendore dhe ka ardhur nga Tirana ku ka hipur ne një pallat dhe është vetë hedhur”, sqaroi paraprakisht policia.

Të fundit