Flash News

KRYESORE

Hidhet nga ura në Përmet, nisin kërkimet për 57-vjeçarin

Hidhet nga ura në Përmet, nisin kërkimet për

Një 57-vjeçar, banues në fshatin Rapck, është hedhur nga ura e lumit dhe dyshohet se nuk ka dalë më.

Policia, në një njoftim  për median bën me dije se dyshohet që shtetasi me iniciale N.S ka qenë në gjendje depresive.

“Më datë 09.08.2018, rreth orës 15:57, shtetasi N.S, 57 vjeç, banues në fshatin Rapck, Përmet, dyshohet se është hedhur nga ura e fshatit Rapck në lumin Vjosë dhe nuk ka dalë më. Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe polumbarët të cilët kanë filluar kërkimet përgjatë lumit Vjosë. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka qënë në gjendje depresive”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit