Hidhet shorti i Champions League; Ronaldo gati për betejën kundër Realit, zbulohen supersfidat që priten të luhen

Hidhet shorti i Champions League në Nion të Zvicrës. Formati i ri ka rezervuar disa takime tepër interesante në çerekfinalen e këtij kompeticioni. Ky mini-turne do të ketë të përfshira 8 skuadra, një ndeshje teke e të cilave do të përcaktojë nëse do të mund të arrijnë deri në finalen e madhe, të 23 gushtit në Lisbonë.

Ky është formati i përzgjedhur për të çuar në fund kompeticionin e rëndësishëm europian, i cili u “paralizua” për shkak të Koronavirusit.

Për këtë kampionat, Bayern Munchen dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalet e Champions League nëse kalojnë sfidat respektive në fazën e 1/8-ave, të cilat janë përkatësisht Çelsi- Bayern dhe Napoli-Barcelona. Po ashtu, edhe Juventus do të ketë një supersfidë në çerekfinale nëse arrin të kalojë Lyon në fazën e 1/8-ave. Italianët do të duhet të përballen me fituesin e çiftit Manchester City – Real Madrid. Në një fitore të mundshme të madrilenëve nga ky takim, atëherë Ronaldo do luante kundër ish-skuadrës së tij.

Surpriza Atalanta do të ketë një sfidë shumë të vështirë, pasi është shortuar me PSG-në. Gjithashtu sfidë interesante është edhe Lajpcig-Atletiko Madrid.

Ndeshjet çerekfinale do të luhen në 12-15 gusht, gjysmëfinalet më 18-19 gusht dhe finalja e madhe më 23 gusht në Lisbonë.

Faza çerekfinale:

Atalanta-PSG

Napoli/Barcelona- Bajern/Çelsi

Lajpcig-Atletiko Madrid

Real Madrid/ Siti- Lion/Juventus

Faza gjysmëfinale:

Fituesja e Real Madrid/Mançester Siti- Lion/ Juventus – Fituesja e Barcelona/Napoli-Çelsi/Bajern

Fituesja e Lajpcig-Atletiko Madrid- Fituesja e Atalanta-PSG

Fituesja e Finales Lajpcig-Atletiko Madrid-Fituesja e Atalanta-PSG do jetë ekipi pritës në finale