Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti për KLGJ dhe KLP, lista përfundimtare e kandidatëve

Hidhet shorti për KLGJ dhe KLP, lista përfundimtare e kandidatëve

Në komisionin Ad Hoc është hedhur shorti me kandidatët për anëtar në KLP dhe KLGJ, të cilët do të votohen më pas në Kuvend.

Kjo është hera e tretë që hidhet shorti pasi dy herët e para lista me emrat e kandidatëve nuk u votua me më shumë se 94 vota.

Kjo listë hyn në fuqi automatikisht edhe nëse nuk merr votat e nevojshme.

 

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short për KLGJ:

Kandidatët nga Avokatia për KLGJ: Fatmira Luli dhe Alban Toro

Kandidatët nga Pedagogët për KLGJ: Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLGJ: Naurela Llagami

 

Anëtarët jo magjistratë të zgjedhur me short për KLP:

Kandidatët nga Avokatia për KLP: Znj.Nurihan Seiti (Metaj), Tartar Bazaj

Kandidatët nga Pedagogët për KLP: Gent Ibrahimi, Sandër Beci

Kandidatët nga Shoqëria Civile për KLP: Alfred Balla

 

Të fundit