Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti për raundin e dytë të Europa League, ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët

Hidhet shorti për raundin e dytë të Europa League, ekipet

Sot në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për raundin e dytë të "Europa League", ku 5 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova dhe Shkëndija u njohën me rivalët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator.

Goglat kanë rezervuar vështirësi për  Teutën dhe Kukësin, teksa durrsakët do të përballen me Granadën e La Ligas dhe blutë me ekipin gjerman të Volfsburgun.

Fati ka qenë më shumë në anën e Laçit, ku kurbinasit e Cungut i kanë "shpëtuar" Totenhemit, teksa do të presin izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, teksa Renova do të presë Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt.

Edhe këtë herë, ashtu si në raundin e parë ndeshjet do të jenë me një takim.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE:

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg

RIVALËT E MUNDSHËM TË LAÇIT

Grupi 7

Totenhem Hotspur (Angli)

Hapoel Ber Sheva (Izrael)

Kolos Kovalivka (Ukrainë)

RIVALËT E MUNDSHËM TË TEUTËS

Grupi 4

Granada (Spanjë)

Apollon Limasol (Qipro)

Steaua Bukuresht (Rumani)

RIVALËT E MUNDSHËM TË KUKËSIT DHE RENOVËS

Grupi 10

Volfsburg (Gjermani)

Hajduk Split (Kroaci)

HSK Zrinjski (Bosnje)

RIVALËT E MUNDSHËM TË SHKËNDIJËS

Grupi 6

CSKA Sofia (Bullgari)

Botoshani (Rumani)

Sfintul Suruceni (Moldavi)

Të fundit