Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës, sekretarit të FSHF-së i thyhet vazoja dhe pret dorën

Hidhet shorti për sezonin e ri të Superligës, sekretarit të

Sot në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur shorti i Kategorisë Superiore për sezonin e ri 2020-2021, teksa ka ndodhur edhe një incident i vogël.

Ndërkohë që sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, po përziente goglat, vazoja e qelqit u thye dhe Shulku preu lehtë dorën me xham.

Ky moment u kalua me të qeshura, ndërkohë që vazoja u zëvendësua menjëherë dhe shorti vijoi normalisht.

Superiorja këtë sezon do të startojë në datën 12 shtator, ndërkohë që ekipet u njohën me kalendarin 15 ditë para se të nisë kampionati.

Sa i përket sezonit, FSHF ka vendosur disa piketa teksa deri më 23 dhjetor do të zhvillohen 17 javë të kampionatit dhe në janar ekipet mbyllin fazën e dytë, duke nisur nga 16 janari, kur luhen takimet e javës së 18-të.

Java e parë do të hap siparin me një përballje mes kampionëve të Tiranës dhe nënkampionëve të Kukësit.

JAVA 1:

Tirana-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia-Apolonia

Bylis-Laçi

Kastrioti-Partizani

Të fundit