Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti i sezonit të ri, mungon derbi i kryeqytetit, Tirana - Partizani

Hidhet shorti i sezonit të ri, mungon derbi i kryeqytetit, Tirana -

Është hedhur sot në ambientet e FSHF-së shorti për kalendarin e sezonit 2017-2018 të Kategorisë Superiore. Kampionët e Kukësit do të fillojnë mbrojtjen e titullit në shtëpi ndaj kampionëve të Kategorisë së Parë, Kamzës.

Java e parë gjithashtu ka rezervuar përballje mes Partizanit dhe Laçit, Skënderbeut dhe Flamurtarit, Lushnjës dhe Vllaznisë, si dhe mes Teutës dhe Luftëtarit. Për herë të parë këtij kampionati do t’i mungojë derbi i kryeqytetit, pas daljes nga kategoria të ekipit të Tiranës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 1

Partizani – Laçi

Kukësi – Kamza

Skënderbeu – Flamurtari

Lushnja – Vllaznia

Teuta – Luftëtari

Të fundit