Flash News

KRYESORE

Hidhet shorti, Skënderbeu dhe Shkëndija mundësi për të kaluar turin e tretë

Hidhet shorti, Skënderbeu dhe Shkëndija mundësi për të

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, hidhet edhe shorti i Ligës së Europës dhe ekipi i Skënderbeut, pas barazimit të djeshëm, 1-1, është me fat, këtë radhë pasi ka një kundërshtar të përballueshëm, gjithmonë nëse e kalon skuadrën e Kairatit.

Shorti hidhet në Nion të Zvicrës fokusohet shorti i turit të tretë paraeliminator të Ligës së Europës, ku garojnë dy skuadrat shqiptare si Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, ku ka edhe emra shumë të mëdhenj që fillojnë turneun në këtë pikë, si Milani, Olimpik Marseja, Atletik Bilbao apo Everton.

Shkëndija, me fitoren e djeshme shpreson që të ktë përballë Norrkopingun, që edhe ai fitoi ndeshjen e parë. Gjithsesi të dyja skuadrat kanë shanse për të kaluar turin e tretë.

Shorti:

PSV Eindhoven – Osijek/Lucernë

Norrkoping / Trakai – Shkëndija Tetovë / HJK Helsinki

Krasnodar – Slovan Bratislava/Lingbi

Shturm Grac/Mlladost Podgorica – Fenerbahçe

Panathinaikos – Gabala/Jagiellonia

Shemrok Rovers/Mllada Boleslav – Kairat Almati / Skënderbeu

Të fundit