Flash News

KRYESORE

“Hidhini kapelet, bashkohuni me ne!”, Basha thirrje policëve

“Hidhini kapelet, bashkohuni me ne!”, Basha thirrje policëve

“Ju bëj thirrje vëllezërve dhe motrave të policisë së shtetit, hidhini kapelet, bashkohuni me ne. Rama ik! Dëgjoni mirë mesazhin e popullit. Liri a vdekje, demokraci a vdekje”, kjo ishte thirrja e kryedemokratit Lulzim Basha drejtuar policisë së shtetit të cilët ruanin godinën e Kryeministrisë.

Më tej Basha shtoi se kjo betejë do të ketë vetëm një përfundim, “ajo do të zgjidhë dilemën të jetë apo të mos jetë Shqipëria evropiane”.

“Shumica pa punë, pa siguri, pa shpresë, e dhunuar dhe një pakicë derrash të majmur, armiq të popullit shqiptar, oligarkë, kriminelë. Këto dy Shqipëri nuk qëndrojnë dot bashkë, njëra do qëndrojë, tjetra do ikë”, tha kryedemokrati.

Të fundit