Flash News

KRYESORE

Higuain te Milani, sot pritet konfirmimi nga palët

Higuain te Milani, sot pritet konfirmimi nga palët

Prej kohësh në “Serie A” kryefjala e merkatos ka qenë argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili pritet të kalojë tek Milani.

Takimi mes menaxherit të tij dhe drejtorit të ri të Milanit ka përfunduar dhe tashmë pritet vetëm përgjigja përfundimtare në lidhje me këtë transferim.

Pronari Elliot ka dhënë miratimin për operacionin dhe marrëveshja mes dy klubeve është arritur, mbetet vetëm të arrihet marrëveshja mes lojtarit dhe kuqezinjve.

Milani pritet t’i ofrojë argjentinasit një kontratë 4-vjeçare me të njëjtën pagë që merr te Juve,  7,5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë sulmuesi do të transferohet te Milani në formë huazimi për 18 milionë euro me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni për 36 milionë euro shtesë.

Pasi të mbyllet kjo çështje, Milan dhe Juve mund të kryejnë edhe shkëmbimin Caldara-Bonuçi.

Të fundit