Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Hije trukimi në futbollin kosovar, tifozët nxjerrin nga fusha ekipin e tyre: Dilni jashtë, e shitët!
Pas Shqipërise, duket se trukimi i ndeshjeve ka mbërritur edhe në futbollin kosovar. Tifozët e ekipit të Llapit kanë nxjerrë nga fusha ekipin e tyre, pasi po humisnin me rezultatin 3-1.
Disa biseda komprometuese para ndeshjes të zbuluara nga mediat mes trajneri të Dritës Bekim Isufit dhe drejtorit sportiv, Fisnik Kërçelim ku shkruanin se drejtuesit e Dritës kishin paguar klubin e Llapit, për të toleruar në këtë takim [shih më poshtë bisedat telefonike] kanë bënë që tifozët të reagonin ashpër në tribunë, pasi ashtu sikur paralajmërohej ekipi i tyre po humbiste takimin.
Kur po zhvillohej minuta e 73 dhe Llapi po humbiste 1- 3 kundër Dritës, tifozëve iu sos durimi duke reaguar ashpër me sende të forta në fushë dhe thirrje “E shitët, e shitët, dilni jashtë, largohuni nga fusha”.
Gjyqtari i ndeshjes, Genc Nuza duke parë gjendjen ndërpreu ndeshjen për herë të dytë. Tani pritet të shihet se çfarë masash do të marrin drejtuesit e Federatës Kosovare të Futbollit.