Flash News

KRYESORE

Hile interesante për të mirëmbajtur rrobat

Hile interesante për të mirëmbajtur rrobat

Mbani xhinset në një qese plastike dhe lërini në frigorifer gjatë natës për të hequr aromën e keqe. Frigoriferi do të vrasë shumicën e baktereve që shkaktojnë aromën e keqe, dhe ju nuk duhet të shqetësoheni për zbardhjen e tyre nga procesi i larjes së shpeshtë.

Largoni njollat e shkaktuara tek bluzat si pasojë e antidjersës me lëng limoni ose sodë buke duke fërkuar vendin e ndotur. Më pas mund t’i lani rrobat në lavatriçe si zakonisht. Spruconi pak vodka mbi rrobat që vijnë erë, nëse nuk keni kohë t’i lani ato.

Largoni fondatinën nga jakat e bluzave dhe këmishave duke përdorur krem rroje përpara se t’i lani ato. Përdorni llak flokësh për të eliminuar shenjat e buzëkuqit nga rrobat. Spruconi llakun mbi njollën dhe lëreni për disa minuta, më pas lani rrobën në lavatriçe.

Forconi syzet e diellit me pak manikyr. Nëse bishtat e tyre kanë filluar të lirohen, përdorni pak manikyr transparent për t’i forcuar ato përkohësisht.

Të fundit