Flash News

KRYESORE

Himni i Botërorit, publikohet titulli dhe data e videoklipit

Himni i Botërorit, publikohet titulli dhe data e videoklipit

Tashmë është zyrtare, këngëtarja shqiptare Era Istrefi bashkë më aktorin Will Smith dhe këngëtarin Nicky Jam do të këndojnë himnin e Botërorit ‘Rusi 2018’, klipi i të cilit do të publikohet më 25 maj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur aktori Smith, nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka etiketuar edhe Erën.

Kënga do të titullohet ‘One life to live’ që do të thotë 'Një jetë për tu jetuar.'

Ata kanë bërë regjistrimet në Budapest të Hungarisë dhe tashmë na mbetet vetëm të presim për publikimin e videoklipit.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Era Istrefi publikoi disa imazhe nga klipi, por i fshiu duke mos dhënë asnjë arsye.

https://www.instagram.com/p/BjE9nMVDIj1/?taken-by=willsmith

Të fundit