“Himni i vajzave”, bashkëpunimi i ri i Rita Orës me Bebe Rexhën

Bebe Rexha dhe Rita Ora njihen për miqësinë që kanë bashkë dhe në evenimentet më të rëndësishme muzikore në botë ato janë gjithmonë bashkë.

Bebe Rexha është frymëzim për Ritën dhe këtë e ka pranuar publikisht Rita në postimin e saj në Instagram ku lajmëron se kur do të publikohet bashkëpunimi. Me 11 maj, Rita vjen me “Girls” bashkë me Bebe Rexhën, Cardi B dhe  Charli XCX.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po lajmëroj këngën time më të re, ‘Vajzat’ në bashkëpunim me disa gra të fuqishme që më kanë frymëzuar shumë! Faleminderit Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX!”, – ka shkruar Rita.