Flash News

KRYESORE

“Hipokrite!”, vajza e Michael Jackson kërkon falje pas daljes në kopertinën e Harper's Bazaar 

Paris Jackson, vajza e Michael Jackson u ka kërkuar falje fansave që u shfaq në kopertinën e Harper's Bazaar Singapore.

Kjo për shkak se modelja u kritikua se është shfaqur në kopertinën e një shteti ku homoseksualiteti është i paligjshëm. Vajza e Michael Jackson u konsiderua hipokrite.

Por Paris e hoqi postimin duke thënë: "Unë s'dua të jem hipokrite apo të lëndoj dikë."

Muajin e kaluar ajo u konfirmoi fansave të saj se ishte biseksuale. Jamie Tabberer thekson se homoseksualiteti në Singapor është ende i paligjshëm dhe i dënueshëm deri në dy vjet burg.

Të fundit