Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
“Jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, jo për ta praktikuar atë”, shprehej aktori Gene Hackman në filmin Crimson Tide, në rolin e kapitenit Ramsey. Një citim që i shkon për shtat qëndrimeve të ndryshme, por në unison, që ndërkombëtarët kanë mbajtur javën e shkuar mbi “vetëpërjashtimin” e opozitës nga zgjedhjet e 18 qershorit.
Ndoshta me të drejtë, eksponentët e diplomacisë perëndimore nuk e kuptojnë këtë insistim të opozitës. Ndoshta modeli ynë politik, që në fakt është hibrid, nuk mund të analizohet nga njerëz që janë familjarë me ndarjen e pushteteve, institucione të forta, me liderë politik konseguentë dhe me parti të drejtuara demokratikisht nga brenda. Ndoshta është e vështirë për një europian të kuptojë krizën pasi në kampet elize të demokracive përtej Adriatikut ministra të ndryshëm kanë dhënë dorëheqje për motive që ministrat tanë do t’i konsideronin lodra fëmijësh.
Në vitin 2009, ministri portugez i ekonomisë jep dorëheqje pasi i kishte bërë gjestin e brirëve një kundërshtari në parlament. Në vitin 2016, po në Portugali, Ministri i Kulturës jep dorëheqjen për shkak të një postimi agresiv ndaj gazetarëve në Facebook. Në vitin 2011 Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Karl Guttenberg, jep dorëheqjen pasi tema e tij e doktoraturës mbartte disa plagjiatura. Të njëjtin “krim” kishte kryer ministrja e Arsimit gjerman Schavan, pasi u zbulua se kishte kopjuar temën e diplomës, në vitin 2013 dha dorëheqjen. Franca nuk bënë përjashtim nga këto shkelje të bujshme. Ministri i brendshëm Bruno Le Roux u tërhoq pasi u zbulua se kishte punësuar dy vajzat e tij në administratën publike në mars të këtij viti. Ministri spanjoll Mariano Bermejo dha dorëheqjen pasi në 2009 u zbulua se kishte dalë për gjah me një gjyqtar që kishte ndaluar për korrupsion disa persona të lidhura me partinë popullore spanjolle. Në Britaninë e Madhe ministri për Emigracionin dha dorëheqjen pasi mbante në punë një kujdestare pa leje qëndrimi. Në Suedi ministrja e Arsimit, Aida Hadzialic, pasi u gjend e dehur në timon i dha lamtumirën dikasterit që drejtonte.
Ndoshta, kjo është hipokrizia që perëndimorët shfaqin në këtë moment politik. Nëse Komisioneri Johannes Hahn, dhe shokët e tij, do të toleronin që ministrat e vendeve europiane të ngjisnin të ndenjurat e tyre në karrigen ministrore pavarësisht akuzave, vjedhjeve dhe shpërdorimeve, të cilat në shumicën e rasteve janë të mbështetura në fakte, atëherë ai dhe shokët e tij mund t’i shkruajnë popullit shqiptar tri herë në ditë. Por, nga momenti që një ministër gjerman jep dorëheqjen për një temë të kopjuar kur ka qenë në moshë të re, dhe një ministër shqiptar nuk jep dorëheqje për kanabizimin e gjithë vendit, atëherë Komisioneri, ose është i pa informuar ose është hipokrit. Nëse ministri britanik dorëhiqet pasi punëson një emigrante pa dokumenta, dhe ministri shqiptar që regjistrohet duke uruar “suksese në jetë” një nëpunësi që sapo ka larguar nuk do t’ia dijë, atëherë Komisioneri ose është i pa informuar ose është hipokrit.
Letrat që vijnë nga Brukseli, si vetëtima nga maja e Olimpit, po ngarkojnë në mënyrë të panevojshme situatën politike. Hahn dhe shokët e tij nuk mund të lozin sikur të jenë zota, duke zgjedhur sigurinë mbi lirinë e qytetarëve shqiptarë. “Kush jep lirinë për të fituar sigurinë, ai nuk meriton as lirinë as sigurinë”, thoshte Benxhamin Franklin. Ndoshta kjo nuk duhet harruar tani që këto zgjedhje të thyera po trokasin.
Mbështetja e ndërkombëtarëve ka bërë që mazhoranca të humbasë sensin demokratik dhe respektin për kundërshtarin. Opozita nuk mund të jetë ajo që do shumica, ose të maskohet si për karnavale për t’i dhënë kuptim një procesi fasadë, por ajo që don populli i saj. Qëndrimi i opozitës i bënë mirë shëndetit të gjësë publike, pasi mazhoranca është familjarizuar shumë me pushtetin dhe veset që ky mbart. Qëndrimi i bashkuar i opozitës, vullneti për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, ndoshta do të bëjë që në 19 qershor pozita të shkundet nga deliri i saj i vetëmjaftueshmërisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38