Flash News

KRYESORE

Hipokrizia e Tërmet Peçit; pasi nderoi viktimat e komunizmit, këndon këngë për Enver Hoxhën

Pak kohë më parë, në nder të viktimave që humbën jetën në kampin e Tepelenës u organizua një ceremoni, ku ishte i pranishëm Presidenti Ilir Meta, përfaqësues politikë si dhe të persekutuar politik të cilët kishin vuajtur dënimin në kampin në fjalë. Mes tyre ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Në fotot e publikuar për aktivitetin në fjalë, kryebashkiaku i Tepelenës shfaqet i prekur nga dëshmitë e protagonistëve të cilët rrëfyen vuajtjet e tyre në kampin në fjalë. Madje në nder të viktimave u mbollën edhe disa pemë.

Por pa kaluar ende një muaj nga kjo ceremoni, Tërmet Peçi shfaqet në një tjetër version.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tepelenës shfaqet duke i kënduar diktatorit Enver Hoxha, pikërisht personit përgjegjës për vuajtjet e njerëzve që prekën Tërmet Peçin më pak se një muaj më parë.

Nuk dihet cili është Tërmeti i vërtetë, ai që shfaqet në kampin e të përndjekurve i prekur nga vuajtjet e njerëzve të cilët kaluan vite aty ku humbën edhe familjarët apo ai i videos që i këndon me zell Enver Hoxhës.

Të dyja versionet nuk mund të qëndrojnë bashkë.

Tërmet Peçi në aktivitetin e organizuar në kampin e Tepelenës

Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës

https://www.youtube.com/watch?v=dmQ6Bi88Mk4

 

 

 

Të fundit