Flash News

KRYESORE

Hiqen librat e Çamërisë në Panairin e Librit, akuza ministrit Ditmir Bushati

Hiqen librat e Çamërisë në Panairin e Librit, akuza

Ditën e sotme, Shoqata Çamëria njoftoi se Ambasada Greke ka hequr stendën e tyre tek Panairi i Librit. Në reagimin e tyre nuk munguan akuzat e drejtpërdrejta ndaj Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

“Ambasada Greke në Tiranë, pa asnjë justifikim ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese "Çamëria"dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë. Përfaqësuesit e Ambasadës Greke janë shprehur se për heqjen stendës ‘kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati’. Fale nderhyrjes se Shoqates Cameria dhe PDIU tenda u rivendos ne vendin e saj”.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe kryetari i  i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili tha se heqja e banerit të Çamërisë nga Panairi i Librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë.

“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashte të shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, tha Idrizi.

Ndërsa, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdheruar te hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalen Çameri duke cilësuar këtë si një akt të pashembullt.

“Duke denuar kete akt te pashembullt ne historine tone, te cilin as vet Jorgo Zografi nuk e kishte ndermarre, u bej thirrje shqiptareve atdhetar te ngrihemi ne nje revolte te pergjithshme dhe te hedhim ne koshin e tradhetareve te historise Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij! sb”, u shpreh Berisha.

Të fundit