Flash News

KRYESORE

Hiqen tarifat e vettingut për policët

Hiqen tarifat e vettingut për policët

Sindikata e Policisë shprehu shqetësimin për sorollatjen e policëve në zyrat e institucioneve, të cilët duhet të marrin dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut. Po ashtu, policët shprehën shqetësimet për tarifat e vërtetimeve që kërkojnë policët në banka.

Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm për Top Channel.

“Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, u shpreh më tej Hodaj.

Kujtojmë që 5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve nga rreth 11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit.

Të fundit