Flash News

KRYESORE

Hirushja e Seria A është Cagliari, mposht Atalantën e Gjimshitit

Hirushja e Seria A është Cagliari, mposht Atalantën e Gjimshitit

Cagliari është surpriza e bukur e këtij sezoni në Seria A. Ekipi sard fitoi 0-2 ndaj Atalantës në transfertë duke i befasuar të gjithë. Berat Gjimshiti ishte titullar te skuadra bergameze, por nuk ia doli të shmangte humbjen e ekipit të tij.

Atalanta e pësoi nga autogoli i Mario Pasalic dhe kartoni i kuq i Josip Ilicic. Kroati shënoi gabimisht në portën e tij pas gjysmë ore lojë, ndërsa sllovenin e lanë nervat në fund të pjesës së parë.

Cagliari shënoi golin e dytë me anë të mesfushorit Oliva në minutën e 59-të dhe ia doli të menaxhonte avantazhin e dyfishtë deri në fund. Të dy skuadrat janë në krye të klasifikimit dhe ndajnë vendin e katërt me 21 pikë.

Të fundit