Flash News

KRYESORE

Historia e pabesueshme e mesfushorit të Teutës: Nga një yll në ngritje në punëtor ndërtimi në Gjermani

Në gusht të vitit 2016, drejtuesit e Teutës deklaruar se kanë nënshkruar me një mesfushorë të talentuar nga Serbia, i cili quhej Tarik Cmajcanin.

Lojtari sapo kishte mbushur 21-vjeç dhe vinte tek bregdetarët me ‘petkun’ e një ylli në ngritje, pasi kishte ‘mbi’ super dy eksperienca të rëndësishme ndërkombëtare; një në Singapor më ekipin e Balestier Khalsa dhe një tjetër në Armeni me ekipin e Mikas.

Paraqitjet e lojtarit gjatë sezonit 2016/17 ishin positive teksa u aktivizua në 26 ndeshje duke shënuar dy gola.

Trajneri Gugash Magani e pati vlerësuar disa herë mesfushorin dhe pas përfundimit të sezonit gjasat ishin që ai të rinovonte me klubin.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan ashtu siç Cmajcanin i priste. Në korrik të 2017, lojtari doli nga planet e drejtuesve, të cilët i bënë të qartë se mund të largohej si një lojtarë i lirë.

Mesfushori serb nuk arriti të gjende ndonjë skuadër, pavarësisht disa provave që bëri në ekipe të ndryshme, kryesisht në vendlindjen e tij dhe u kthye tek Teuta ku qëndroi deri në Janarë të vitit 2018.

Bazuar në paraqitjet e tij, trajneri Magani e largoi nga ekipi dhe ku u transferuar? Në fakt, ai nuk gjeti ndonjë ekip, por përfundoi në Frankfurt duke punuar në ndërtim.

Kjo ishte historia e një lojtari që u konsiderua një yll në ngjitje, por që përfundoi si punëtorë ndërtimi.

Të fundit