Flash News

KRYESORE

Historia e pensionistit në Londër nxit reagimin e Sonila Meços: Në Tiranë janë të djersitur radhëve, për një asistencë, për një dekoder...

Historia e pensionistit në Londër nxit reagimin e Sonila Meços:

Shqetësimeve të përditshme të qytetarëve shqiptarë së fundmi iu shtua edhe procesi i dixhitalizimit të mediave. Radhët e gjata për të blerë një dekoder dhe shprehja e vazhdueshme e shqetësimit nga qytetarët nxitën reagime të shumta. Gazetarja Sonila Meço gjithashtu ka reaguar duke bërë një krahasim mes jetës së një shqiptari  68-vjeçar që jeton në Londër dhe bashkëmoshatarëve të tij në Shqipëri.

“Më tregonte një zotëri 68-vjeçar, shqiptar, që jetonte në Londër sesi shteti ku punonte prej 20 vjetësh i trokiti në derë ditën kur mbushi moshën e pensionit. Me një përpikmëri, që tejkaloi edhe urimin e gruas, edhe dhuratën e djemve, shteti i jepte një kartë që i zeronte disa tarifa për shërbime publike, lehtësonte të tjera dhe i krijonte përpos kursimit edhe një ndjenjë solidariteti e përkatësie, që i ngjante se sapo kish hyrë në një epokë ku mund të niste e të shijonte ca gjëra, pa vrarë mendjen si prind i ri a si punonjës me kohë të plotë.

Këtë mendoj teksa shoh moshatarët e tij në Tiranë, të djersitur e këputur radhave...për një shërbim, një asistencë, një fletë kempi, një dokument, një dekoder, një...... “,  shprehet Sonila Meço.

Të fundit