Flash News

KRYESORE

Historia e rrallë e grekut/ E humbi krahun kur ishte 3 muajsh, u bë boksier profesionist

Historia e rrallë e grekut/ E humbi krahun kur ishte 3 muajsh, u bë

Vaggelis Chatzis, boskieri i vetëm në botë me një krah, do të rikthehet në ring këtë javë në Athinë për një 'rimatch' me rivalin e tij kryesor, boshnjakun  Mirko Zdralo.

Në dhjetorin e shkuar greku e mundi boshnjakun kur u rikthye pas një mungese tre vjeçare në ring si pasojë e një dëmtimi.

Chatzis ia prenë krahun kur ishte foshnjë tre muajshe si pasojë e një tumori. Ai u rrit dhe u bë boksier profesionit.

Në një intervistë për Greek Reporter, të cilit i referohet Politiko.al për këtë lajm, ai tha se qëllimi i tij final ishte të rikthehej në Amerikë dhe të rifillonte aty ku e kishte lënë pas dëmtimit të para tre viteve.

"Më kanë mbetur edhe pak vjet në karrierë. Mund të ndeshem deri në moshën 35 vjeçare. Dua të kthehem në Los Angeles. Nuk ndaloj deri sa t'ia arrij kësaj".

Të fundit