Flash News

KRYESORE

Historia përsëritet/ Kush është i riu që u kthye në simbolin e solidaritetit mes shqiptarëve në “ditët pa diell”

Kosova ka qenë e para që i është përgjigjur me të çdo lloj forme për ndihmë Shqipërisë, pasi u godit nga tërmeti me magnitudë 6.4 mëngjesin e të martës.

Por, nuk janë kaluar pa vëmendje edhe momentet simbol se si historia përsëritet. Pas 20 vitesh kur Shqipëria hapi dyert për Kosovën e ndodhur në gjendje lufte në vitin 1999, sot, në ditët më të vështira, shumë prej tyre u janë përgjigjur thirrjeve për ndihmë.

Një foto po bën xhiron e rrjetit, duke përfaqësuar edhe simbolin e solidaritetit mes shqiptarëve.

Është një foto e njërit prej pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, Hasan Mulaj, i cili në vitin 1999 ishte refugjatë në Kukës, aty ku kërkoi ndihmë, por sot pas 20 vitesh u kthen nderin dhe të mirën, duke shërbyer në operacionet e zhvilluara në Thumanën e goditur prej tërmetit.

“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Mulaj në rrjetet sociale.

Të fundit