Flash News

KRYESORE

Historia prekëse e çiftit shqiptar në CNN: Si i ndau coronavirusi pas 55 vitesh martesë

Historia e një çifti shqiptar në SHBA është publikuar në një rubrikë që CNN ka vënë në dispozicion për personat e prekur nga covid-19.

Mijëra persona kanë humbur jetën deri tani, por mes tyre nuk kanë munguar as shqiptarë, që sipas ambasadës shqiptare në SHBA i kalon të 50.

Në CNN, është renditur edhe historia e shqiptares Nagjija Gjidija, 72-vjeçares shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer e bija e saj Liria.

“Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara, ku vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

Më 1 prill 2020 fatkeqësisht Nagjija humbi jetën nga një arrest kardiak pasi ishte diagnostikuar me koronavirus. Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregon Liria.

Të fundit