Flash News

KRYESORE

Historia prekëse e dy binjakeve infermiere që vdiqën nga koronavirusi: Erdhëm bashkë në  jetë e do ikim bashkë

Një histori e dhimbshme dhe prekëse ka ndodhur me dy motrat 37-vjeçare, binjake, të cilat kanë humbur jetën njëra-pas tjetrës pasi ishin infektuar me COVID-19.

Katy Davis, ishte infermiere për fëmijët, vdiq të martën në Spitalin e Përgjithshëm “Southampton”. Ndërsa binjakja e saj Emma, ish-infermjere, ndërroi jetë të premten në pot ë njëjtin spital.

Motra e tyre Zoe, është shprehur se motrat e saj binjake gjithmonë thonin që kishin ardhur bashkë në jetë e do iknin bashkë:

"Ata gjithmonë thoshin se kishin ardhur në botë së bashku dhe do të iknin së bashku". Çifti "i mahnitshëm", i cili jetonte së bashku, kishte probleme të tjera shëndetësore dhe nuk kishte qenë mirë për ca kohë. Nuk ka fjalë për të përshkruar sa të veçanta ishin",- tha ajo. "Gjithçka që donin të bënin ishte të ndihmonin njerëzit e tjerë. Që në fëmijëri... ato do të pretendonin se ishin mjeke dhe infermiere që kujdeseshin për kukullat e tyre. Ato dhanë gjithçka për të gjithë pacientët që u kujdesën. Ishin të jashtëzakonshme. Duket sikur kjo nuk është e vërtetë.”

Të fundit