Flash News

KRYESORE

Historia prekëse, nëna shqiptare rrezikon dëbimin nga SHBA

Historia prekëse, nëna shqiptare rrezikon dëbimin nga SHBA

Një familje në Cheshire po shpreson për një mrekulli përndryshe Denada Rondos do të deportohet së shpejti për në Shqipëri, një vend nga i cili ajo ka 15 vjet që është larguar.

"U shokova, nuk më besohet ende. Nuk më besohet që kjo po më ndodh mua”, tha Denada.

Në moshën 16-vjeçare, Denada ia mbathi nga Shqipëria, ku kishte frikë të vazhdonte të jetonte, sikurse ka thënë.

Avokati i saj, Erin O'Neil-Baker, tha se ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara në 2002-shin për shkak të diskriminimit të ashpër dhe presioneve që i bëheshin familjes së saj për arsye politike.  

Denada tha se njohu burri e saj Vironin në Nju Jork dhe më pas u zhvendosën në Konektikat. Ata nisën disa biznese i fundit prej të cilëve është Viron Rondos Osteria, një restorant që ka mbi 50 të punësuar dhe ata ishin duke parë së fundmi që ta zgjeronin aktivitetin.

"Ai bleu një biznes që ishte në faliment. Restoranti ishte mbyllur. Nuk kishte asgjë këtu në fushën e restoranteve dhe ai ngriti këtë biznes”, tha kryebashkiaku i Cheshire Robert Oris. "Nëse gruaja e tij nuk do të jetë këtu për ta përkrahur, jam i sigurt se ky biznes do të dështojë”.

Avokati i Denadës tha se mamaja e tre fëmijëve u urdhërua që ta lindte vendin pas një vendimi të Gjykatës për Emigracionin në Nju Jork më 2007-n.  Avokati tha se Denadës iu dhanë disa shtyrje të largimit por kërkesa e saj e fundit u refuzua në shtator.

Denada është vënë nën vëzhgim për të monitoruar lëvizjet e saj.

"Ne nuk kemi precedentë penalë," tha Vironi. "Unë jam qytetar amerikan, paguaj taksat dhe nuk jam i dënuar më parë, dhe as gruaja ime nuk ka dënime. Nuk e di përse po ndodh kjo”.

Tre fëmijët e Vironit dhe Denadës kanë lindur të gjithë në SHBA. Niko është 7 vjeç. Katerina është 5-vjeçare, Alaxandra është 1 vjeç. Nëse mamaja e tyre do të deportohet, familja thotë se nuk e di nëse fëmijët do të shkojnë me të apo do të qëndrojnë aty ku janë.  

Të fundit