Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Historia sekrete e “Fort Detrick”, baza e CIA-s për të kontrolluar mendjen
Stephen Kinzer / POLITICO
Në 1954, një doktor burgu në Kentaki izoloi shtatë të dënuar me ngjyrë dhe iu dha atyre doza dyfish, trefish dhe katërfish të LSD-së (drogë sintetike) për 77 ditë radhazi.
Asnjë nuk e di se çfarë u bë me viktimat. Ata mund të kenë vdekur pa e ditur që ishin pjesë e një programi të CIA-s shumë sekret, për të zhvilluar metodat e kontrollit të mendjes, një program i zhvilluar në një bazë ushtrie pak të njohur, me një të kaluar të errët, “Fort Detrick”.
Shtrirja në rrethina e ka zmadhuar “Fort Detrick-un”, bazën ushtarake të SHBA-së, 80 km larg Uashingtonit në qytetin Frederik të Merilendit.
Gjithsesi 76 vite më parë, kur ushtria zgjodhi Detrick-un si vendin për të zhvilluar plane mjaft sekrete për luftën me armë biologjike, zona përreth bazës dukej shumë ndryshe. Në fakt, ajo u zgjodh për izolimin e vet.
Kjo sepse Detrick, ende më e përdorura në ditën e sotme si baza kryesore e ushtrisë për kërkimet biologjike e që tani përfshin afërsisht 600 ndërtesa në 52.7 km katrorë, ishte për vite qendra nervore e mbretërisë së fshehur kimike dhe e kontrollit të mendjes së CIA-s.
Detrick-u është sot një nga laboratorët me teknologjinë më të fundit për kërkimet për toksinat dhe antitoksinat, vendi ku zhvillohen mbrojtjet ndaj çdo sëmundjeje, nga kërpudhat te të korrat deri tek Ebola.
Roli i saj udhëheqës në këtë fushë njihet gjerësisht. Për dekada gjithsesi, shumica e asaj që ndodhte në bazë, ishe një sekret i ruajtur fort.
Drejtorët e programit të kontrollit të mendjes MK-ULTRA të CIA-s, të cilët përdorën Detrick-un si një bazë kyçe, shkatërruan shumicën e të dhënave të tyre në 1973. Disa nga sekretet e bazës janë bërë publike si dokumente të deklasifikuara, nëpërmjet intervistave dhe si rezultat i hetimeve të Kongresit.
Të dyja, këto burime e shfaqin rolin qendror të “Fort Detrick-ut” në programin MK-ULTRA dhe në prodhimin e helmeve të krijuara për të vrarë liderë të huaj. Në 1942, i alarmuar nga raportimet se forcat japoneze po luftonin me armë biologjike në Kinë, ushtria amerikane vendosi që të niste një program sekret për të zhvilluar armë biologjike.
Ata punësuan një biokimist nga Universiteti i Uiskonsinit, Ira Baldwin, për ta drejtuar programin dhe i kërkuan atij që të gjente një vend për një kompleks të kërkimeve biologjike.
Baldwin zgjodhi një Bazë të Rojës Kombëtare të braktisur përtej malit Catoctin, që quhej Detrick Field.
Në 9 mars të 1943-it, ushtria lajmëroi se e riquajti fushën “Camp Detrick”, e projektoi si atë si vendi qendror i Laboratorëve të Armëve Biologjike dhe bleu disa ferma ngjitur për t’i mundësuar punonjësve më shumë hapësirë dhe privatësi.
Pas Luftës së Dytë Botërore, rëndësia e “Fort Detrick-ut” ra. Arsyeja ishte e thjeshtë. SHBA-ja zotëronte armë bërthamore, kështu që të zhvillonin armë biologjike nuk dukej më si diçka urgjente.
E ndërsa Lufta e Ftohtë nisi, gjithsesi, dy zhvillime me sa duket të padukshme në anë të e kundërta të botës, befasuan Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të sapokrijuar dhe i dhanë Detrick-ut një mision tëri.
I pari ishte gjyqi për tradhti, që mori trajtën e spektaklit, i figurës kryesore të Kishës Katolike të Hungarisë, Kardinali Mindszenty në 1949.
Në gjyq, Kardinali u shfaq i çorientuar, foli në mënyrë monotone dhe rrëfeu për krime që ai dukshëm nuk i kishte kryer. Pastaj, pasi lufta koreane përfundoi, rezultoi se shumë të burgosur amerikanë kishin firmosur deklarata që kritikonin SHBA-në, e në disa raste rrëfyen krimet e luftës.
CIA doli me të njëjtin shpjegim për të dyja rastet, shpëlarje truri. Komunistët, përmbylli CIA, duhet të kishin zhvilluar një ilaç apo teknikë që u mundësonte atyre që të kontrollonin mendjet njerëzore. Asnjë dëshmi rreth kësaj nuk doli në pah, por CIA i mëshoi shumë kësaj “fantazie”.
Në verën e 1949-ës, ushtria krijoi një ekip të vogël, shumë sekret kimistësh në Camp Detrick, të quajtur Divizioni i Operacioneve Speciale. Detyra e tij ishte që të mund të krijoheshin bakteret toksike për përdorim ushtarak. Përdorimi kërcënues i toksinave ishte një fushë e re dhe kimistët në Divizionin e Operacioneve Speciale duhet që të zgjidhnin se si ta nisnin kërkimin e tyre.
Në të njëjtën kohë, CIA kishte ngritur grupin e vet të 'magjistarëve kimikë'. Oficerët e CIA-s në Europë dhe Azi rregullisht kapnin agjentë armiq të dyshuar dhe kërkonin të zhvillonin mënyra të reja, për të tërhequr të burgosurit në hetim larg identiteteve të tyre, t'i nxisnin ata që të tregonin sekrete dhe ndoshta edhe t’i programonin që të kryenin veprime kundra vullnetit të tyre.
Allen Dulles, i cili drejtoi Drejtorinë e Operacioneve të Fshehta të CIA-s, dhe shumë shpejt u emërua për të drejtuar agjencinë, konsideroi projektin e tij të kontrollit të mendjes, fillimisht të quajtur Bluebird dhe pastaj Artichoke, e në fund MK-ULTRA — të ishte i një rëndësie të stërmadhe, diferenca ndërmjet mbijetesës dhe shfarosjes së SHBA-së.
Në 1951, Dulles punësoi një kimist për të përpiluar dhe mbikëqyrur një kërkim sistematik për çelësin e kontrollit të mendjes. Njeriu që ai zgjodhi, Sidney Gottlieb nuk ishte pjesë e aristokracisë, nga e cila shumica e oficerëve të CIA-s u rekrutuan, por një hebre 33 vjeçar nga një familje emigrantësh që çalonte dhe belbëzonte.
Ai po ashtu meditonte, jetonte në një kabinë të veçuar, pa ujë dhe çohej përpara agimit të milte dhitë e tij. Gottlieb donte që të përdorte asetet e Detrick-ut për të vënë në zbatim projektet e tij të kontrollit të mendjes në nivele të reja.
Ai i kërkoi Dulles-it që të negocionte një marrëveshje që do të zyrtarizonte lidhjen ndërmjet ushtrisë dhe CIA-s në këtë përpjekje.
Sipas përfitimeve nga marrëveshja, referuar një raporti të mëvonshëm, “CIA siguroi dijen, aftësitë dhe mjetet e Ushtrisë për të zhvilluar armët biologjike që i duheshin për përdorim”.
Duke përfituar nga akordi, Gottlieb krijoi një enklavë të fshehur të CIA-s brenda Camp Detrick.
Grupi i tij i kimistëve të CIA-s punoi aq ngushtësisht me shoqi-shoqin në Divizionin e Operacioneve Speciale, sa ata u bënë si një njësi e vetme. Disa shkencëtarë jashtë grupit të ngushtë, dyshuan për çfarë po ndodhte.
“A e dini se çfarë do të thotë një “operacion i pavarur, i ripunuar”?”, pyeti njëri nga ata vite më vonë.
“CIA po drejtonte një në laboratorin tim. Ata po testonin substanca kimiko-psikike dhe po kryenin eksperimente në laboratorët e mi, e nuk po më thoshin gjë”.
Gottlieb kërkoi pa pushim për një mënyrë për të shkatërruar mendjet njerëzore, në mënyrë që të reja të mund të implantoheshin në vendin bosh.
Ai testoi varietete të shumta të kombinimeve të ilaçeve, shpesh të lidhura me tortura të tjera si elektroshoku ose deprivimi ndjesor.
Në SHBA, viktimat e tij ishin subjekte të rastësishme në burgje dhe spitale, përfshirë një burg federal në Atlanta dhe një qendër kërkimi varësie në Leksington, Kentaki.
Në Europë dhe në Azinë Lindore, viktimat e Gottlieb-it ishin të burgosur në qendra sekrete. Një nga këto qendra, e ndërtuar në bodrumin e një ish vile në qytetin gjerman të Kronberg-ut, mund të ketë qenë burgu i parë sekret i CIA-s.
Ndërsa shkencëtarët gjermanë dhe ish shokët e tyre nazistë uleshin para vatrës dhe diskutonin teknikat e kontrollit të mendjes, të burgosurit në qelitë në bodrum përgatiteshin si subjekte në eksperimente brutale dhe ndonjëherë fatale.
Këto ishin eksperimentet më të rrezikshme në qeverinë e SHBA-së, të kryera ndonjëherë në qeniet njerëzore. Në një nga ato, të shtatë të burgosurve në Leksington, Kentaki, iu dhanë doza të shumëfishta të LSD-së për 77 ditë radhazi.
Në një tjetër, koreano-veriorëve të kapur iu dhanë ilaçe depresioni, më pas iu dhanë doza stimuluesish të fuqishëm dhe u ekspozuan në goditje elektro-shoku dhe nxehtësi intensive, ndërsa ata po kalonin në një gjendje të drobitur transi.
Këto eksperimente shkatërruan shumë mendje dhe shkaktuan një numër të panjohur vdekjesh. Shumë nga porcionet dhe hapet që iu dhanë viktimave u krijuan në Detrick. Një nga viktimat më të njohura të eksperimenteve të MK-ULTRA-s ishte Frank Olson. Olson punonte si oficer i CIA-s; e kaloi tërë karrierën në Detrick dhe dinte sekretet më të thella.
C. G. Jung - Answer to Job-Princeton University Press (1952)
Kur ai filloi që të mendonte për t’u larguar nga CIA, shokët e tij panë një kërcënim të sigurisë. Gottlieb mblodhi grupin dhe vendosën t’i jepnin Olson-it LSD. Një javë më vonë, Olson-i vdiq pasi u hodh nga një hotel në Nju Jork.
Për CIA-n ishte vetëvrasje. Familja e Olson-it besonte se ai u hodh nga dritarja për ta ndalur që të tregonte se çfarë ndodhte brenda “Camp Detrick-ut”.
Një dekadë me eksperimente intensive i mësuan Gottlieb-it se ka me të vërtetë mënyra për ta shkatërruar një mendje njerëzore. Gjithsesi, ai kurrë nuk e gjeti një rrugë për të implantuar një mendje të re në hapësirën që krijohej në kokë.
Grali që ai po kërkonte, e zhgënjeu. MK-ULTRA u mbyll si dështim në fillim të viteve 1960.
“Përfundimi nga të gjitha ato aktivitete, doli se ishte mjaft e vështirë që të manipulohej sjellja njerëzore në këtë mënyrë”, tha ai më pas.
Megjithatë Fort Detrick, siç u quajt më 1956, ngeli baza kimike e Gottlieb-it. Pas përfundimit të MK-ULTRA, ai e përdori për të zhvilluar dhe magazinuar arsenalin e helmeve të CIA-s.
Në frigoriferët e tij, ai mbajti agjentë biologjikë që mund të shkaktonin sëmundje si tuberkuloz, antraks dhe li, dhe një numër toksinash organike përfshirë helm gjarpri dhe helm paralizues peshku.
Ai krijoi helme që kishin për qëllim të vrisnin liderin kuban Fidel Kastro dhe atë kongolez Patrice Lumumba.
Përgjatë kësaj periudhe, profili publik i Fort Detrick-ut u rrit sikletshëm. Asnjë nuk e dinte se CIA po prodhonte helme aty, por roli i tij si qendër kryesore e vendit për kërkime në luftën biologjike dhe bujqësore u bë i dukshëm.
Nga mesi i 1959-ës në mesin e 1960-ës, protestuesit mblidheshin një herë në javë para portës.
“Asnjë racionalizim i mbrojtjes nuk mund të justifikojë të keqen e shkatërrimit në masë dhe të sëmundjes”, shkruanin ata në një pankartë.
Në 1970-ën, presidenti Nixon urdhëroi të gjitha agjencitë qeveritare të shkatërronin rezervat e tyre të toksinave biologjike.
Shkencëtarët e ushtrisë u bindën plotësisht. Gottlieb hezitoi. Ai kishte kaluar vite duke krijuar listën për ilaçet medicinale dhe nuk donte ta shkatërronte atë. Pasi u takua me drejtorin e CIA –s Richard Helms, edhe pse me shumë kundërshti, e pranoi se nuk kishte zgjidhje tjetër.
Por një helm shumë i fuqishëm peshku i quajtur saxitoxin, nuk u shkatërrua. Dy provëza qelqi që mbanin 11 gramë saxitoxin, të mjaftueshme për të vrarë 55 mijë njerëz, ishin në depot e Gottlieb-it në Fort Detrick.
Përpara se teknikët e ushtrisë t’i hiqnin, dy oficerë nga Divizioni i Operacioneve Speciale i vendosën në bagazhin e një makine dhe i çuan në Byronë Mjekësore të Marinës dhe të Kirurgjisë në Uashington, ku CIA mbante një magazinë të vogël kimike. Një nga ndihmësit e Gottlieb-it, më vonë dëshmoi se ai e kishte urdhëruar këtë operacion pa informuar shefin. Në kohën që saxitoxin u zbulua dhe u shkatërrua në 1975-ën, Gottlieb kishte dalë në pension.
Gottlieb ishte amerikani më i fuqishëm anonim i shekullit të 20-të, (vetëm nëse ekzistonte dikush tjetër që ndërmori eksperimente brutale përgjatë tre kontinenteve dhe kishte një licencë për të vrarë, të lëshuar nga qeveria e SHBA-së.
Detrick, baza e tij e pazëvendësueshme, ende mban histori të patreguara të mizorisë që nisi aty, vetëm 80 kilometra larg qendrës së qeverisë, që i ka mbajtur ato të mbyllura aty për dekada.
*Përktheu për Politiko.al: Irgis Hysenaj
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38