Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Virgjil Muçi
Nuk mund të heshtësh kur vjen e të bie në dorë një libër i pazakontë, i shkruar nga një historian i pazakontë. Libri titullohet “Kronikat e Tursun beut” dhe autor është dora vetë Tursun beu paqja qoftë mbi të, i cili, siç e marrim vesh prej shpjegimit të botuesit qysh në ballinë nuk është kurrkush tjetër po kronikani i sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë” (ma do mendja që kish për të qenë më e saktë nga pikëpamja historike sikur botuesi të kishte vendosur termin Arbëri). Libri është dëshmia më elokuente rreth fushatave të Sulltanit në viset arbërore dhe egërsinë e ushtruar për të nënshtruar ata që kronikani ynë i quan “harbutë të ligj e të pafe”. S’do mend që kronikat nuk përshkruajnë vetëm pushtimet në Arbëri, çka, natyrshëm, zënë një numër faqesh, por nisin me pushtimin e kryeqendrës së Bizantit e më pas Beogradit, Moresë, Bosnjes e kështu me radhë.
Kronikat janë një pasqyrë e dorës së parë së asaj çka quhet historiografi e epokës osmane dhe, si e tillë, një model kuptimplotë e i rëndësishëm për të krijuar një ide të saktë të dallimit me historiografinë europiane të kohës. Nisur prej tij jemi në gjendje të sendërtojmë idenë e shkruarjes së historisë nga dy botë e qytetërime krejt të kundërta; e para, me prejardhje nga shkretëtirat e Arabisë dhe vargjet e Kuranit, ndërsa e dyta e shihte zanafillën e vet nisur nga historianët e Greqisë dhe të Romës së lashtë dhe traditës së pasur e të ndritur të lënë pas prej tyre. Një shembull kuptimplotë e hasim te “Historia e Skënderbeut” shkruar prej Barletit tonë.
Në vazhdën e traditës më në zë të historishkruesve të Orientit, Tursun beu është tejet selektiv në ngjarjet që merr e përshkruan dhe protagonistët e tyre, në jastëkun plot qëndisma të kronikave të tij, çka do të thotë se ai hedh në letër e riprodhon gjithë emfazë e ekzagjerime të pakursyera që nuk e kanë sensin e masës fitoret e korrura prej Mehmetit II dhe komandantëve të tij më të spikatur, si dhe lë në heshtje e nuk zë ngoje gjith’ato herë kur ushtritë osmane thyhen e shpartallohen prej armiqve.
Ajo çka të bie në sy është karakteri figurativ i stilit të përdorur prej historianit osman, i cili është i ngjeshur fund e krye me arabeska stilistikore dhe vargje të Kuranit. Ja një shembull syresh: “Shumë mbretër e sulltanë të popujve islamë kanë shprehur dëshirën për t’i kërkuar dorën kësaj nuseje të mbrojtur, duke rreshtuar para saj ushtri të mëdha e të armatosura mirë, por deri më sot dorë e askujt s’ka mbërritur dot të prekë kindin e saj të dëlirë…” Në gjithë këtë fjali të gjatë dhe pas kësaj metafore të ndërtuar me kaq afsh e pasion, gati-gati sensual, bëhet fjalë jo për ndonjë femër të nurshme, po për Kostandinopojën dhe orvajtjet e shumta që janë kryer për ta shtënë në dorë. Siç mund të vihet re gjatë lëçitjes së këtij libri të veçudhshëm, figurat artistike sipas traditës islame shpesh kanë ngjyresë të fortë sensuale, veçmasi në ato raste kur bëhet fjalë pë të pushtuar e zotëruar diçka; fjala vjen, një vend, një kështjellë a një krahinë qoftë. Kësisoj objekti krahasohet me një femër të hijshme që do të zhvirgjërohet dhe zbutet, e kështu me radhë. Teksa para çdo fushate kronikani skrupuloz përshkruan gjerë e gjatë pasuritë e mbitokës dhe të nëntokës të vendeve që sulltani është nisur të pushtojë, po me aq kujdes e vëmendje bën përshkrimin e plaçkës së bërë pas rënies së aksh qyteti ose kështjelle të mësyrë, duke mos harruar kurrsesi të përmendë ata që ai vetë i quan djelmosha të këndshëm dhe vasha të ëmbla dhe që na jep të kuptojmë se për turqit osmanë kjo lloj plaçke lufte ishte ndër më të çmuarat, në mos më e çmuara. Aty-këtu Tursun beu, kronikani i Mehmet Fatihut, na jep ashtu si shkarazi ndonjë të dhënë për veten kur thotë se, nga dhuratat që i kish falur sulltani ai e kishte bërë def varfërinë, por më pas i kishte prishur e bërë rrush e kumbulla në pleqëri aq sa kish mbetur trokë e pa asnjë dyshkë, çka është diçka e rrallë ndër kronikanët osmanë të kohës dhe teknikat e ligjërimit.
Ky shkrim do të ishte i paplotë po qe se nuk do të shprehnim një vlerësim për përkthyesin e këtij libri që i ka të rrallë shokët në bibliotekat tona. Edvin Cami jo vetëm ka ditur e mundur të kalojë me zotësi vështirësitë e shumta që hasen për të na sjellë në një shqipe të rrjedhshme e të saktë një tekst të kësaj natyre, por, nga ana tjetër, ia ka dalë mbanë të përçojë nga autori te lexuesi me ndjeshmëri të hollë e mjeshtëri artistike, në të gjitha nuancat stilistikore, figurat e koklavitura e të sofistikuara që di të prodhojë një usta i rafinuar penës dhe një erudit siç është autori kronikave. Kësodore lexuesi ka fatin të shijojë pa kurrfarë bjerrjeje aromat delikate që lëshojnë lulet shumëngjyrëshe të kopshtit të pasur të Tursun beut, të cilat të marrin sytë dhe të këndellin shqisat, në qoftë se do të na lejohej të shpreheshim kështu, pas gjuhës e frymës së tij.
Tursun beu
“Kronikat e Tursun beut”
Përktheu: E. Cami
Botues IDK
226 faqe
750 lekë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38