Flash News

KRYESORE

Historia tragjike e 22 vjeçares mirditore, hetuesit komunistë e futën në një thes me macen e egër

Historia tragjike e 22 vjeçares mirditore, hetuesit komunistë e

Nuk janë të paktë ato shqiptarë që guxuan dhe ngritën kokë kundër diktaturës dhe komunizmit në Shqipëri. Shumë intelektualë dhe fetarë dolën kundër sistemit të egër, por fati i tyre dihej.

Ato masakruan dhe u pushkatuan. Më me fat ishin ata që u burgosen për vite ose u internuan në kampe të ndryshme.

Mbase tortura e tyre ishte më e madhe se atyre që vdiqen, sepse në burgjet e kominizmit u kryenin krime të tmerrshme. Një prej emrave që ngriti kokën kundër komunizmit ishte Marie Tuci.

Marija ishte vajza e re nga Mirdita që sfidoi xhelatët e diktaturës komuniste, në emër të Zotit, përmes besimit katolik. Pas përmbysjes së komunizmit, hitoria e saj e trishtë u njoh në të gjithë vendin dhe më gjërë.

Maria, vdiq masakruar nga torturat e xhelatëve të diktaturës duke dhënë shpirt mes mundimeve të jashtëzakonshme.

Marie Tuçi lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë, si e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës.

Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër.

Më pas ajo zgjodhi rrugën fetare. Në vitin 1946, abati Frano Gjini e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, sekretar i Partisë Komuniste në Mirditë.

Vdiq në spitalin e Shkodrës pas torturave çnjerëzore, më 20 shtator të vitit 1950.

Sakrifica e saj u vlerësua edhe nga Papa dhe nga Vatikani. Ajo renditet ndër 38 martirët e Kishës Katolike.

Për ta torturuar deri në vdekje, xhelatët e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace e egër. Hetuesit e godisnin macen e egër me gjëra të forta duke e ëgërsuar më shumë. Maria vdiq duke u masakruar u shqye nga macja e egër. (Një Komb)

Të fundit